Policia konfiskon armë dhe fishekë në shtëpinë e një serbi

08:28 | 28 Shkurt 2024
E.G

Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan nën vazhdën hetimit të rastit ‘’Vjedhje e rëndë’’ dhe ‘’Armëmbajtje pa leje’’, ku dyshohet se ishin vjedhur 37 koshere me bletë, me leje të Gjykatës Themelore në Gjilan ka realizuar një kontroll në shtëpinë e të një të dyshuari.

Sipas policisë, i dyshuari është 69 vjeçari D.V me shtetësi kosovari serb (1955) nga Parteshi, shkruan Arbresh.info.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:

  1. Një (1) pushkë gjysmë automatike me bajonetë,
  2. Një (1) pushkë gjysmë automatike pa bajonetë
  3. Një (1) pushkë ajrore
  4. Një pistoletë-revolver e kalibrit 9mm
  5. Dyqind e tridhjetë e gjashtë (236) fishekë të cal 7.62×39
  6. Dyqind e njëzet (220) fishekë të kalibrit 7.09×15
  7. Katër (4) gëzhoja të cal 7.09×15
  8. Gjashtë (6) gëzhoja të cal 7.62×39/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme