Komandanti i KFOR-it KFOR, Ozkan Ulutash është takuar sot me ambasadorin italian në Kosovë, Antonio De Riu, në Ambasadën Italiane në Prishtinë, ku kanë diskutuar për situatën e sigurisë.
Sipas njoftimit, gjeneralmajor Ulutash ndau pikëpamjet me ambasadorin De Riu mbi tendencat më të fundit të sigurisë dhe përshëndeti kontributin e gjatë të Italisë për KFOR-in dhe për stabilitetin rajonal, shkruan Arbresh.info.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...