Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Tiranë.
Forca të shumta të Policisë dhe RENEA kanë “blinduar” aeroportin Nënë Tereza në Rinas dhe nuk janë lejuar as kamerat e gazetarëve që të filmojnë.
Zelensky do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën që do të mbahet ditën e nesërme, ku pjesë do të jenë përfaqësues nga vendet e rajonit dhe më gjerë.
Kjo është vizita e parë e presidentit të Ukrainës në vendin tonë, dhe një nga të paktat vizita që Zelensky ka zhvilluar jashtë vendit që nga nisja e luftës me Rusinë dy vite më parë.
Po ashtu, disa akse rrugore do të bllokohen gjatë ditës së nesërme, për të ruajtur perimetrin e sigurisë të Zelenskyt./euronews.al/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin