Para zgjedhjeve parlamentare e presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatët shqiptarë për president kanë përmbushur edhe obligimin tjetër ligjor. Kjo është mbledhja edhe e 10 mijë nënshkrimeve.
Dy kandidatët Bujar Osmani dhe Arben Tavari i kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve për zyrtarizimin e kandidaturave të tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
“Na duhen të gjithë votat, edhe të shqiptarëve, edhe të maqedonasve dhe të gjithë të tjerëve që të na mundësohet ta ndryshojmë Kushtetutën njëkohësisht edhe për zgjedhjen e presidentit në Kuvend”, deklaroi Arbër Ademi nga BDI.
Edhe nga opozita e bashkuar në koalicionin VLEN njoftuan se i kanë mbledhur 10 mijë nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve për kandidatin e tyre Arben Taravari, dhe të cilat ndërkohë do t’i dorëzojnë në KSHZ.
Kandidaturat e tyre për president, përmes 30 deputetëve ose 10 mijë nënshkrimeve të qytetarëve duhet t’i konformojnë edhe presidenti aktual Stevo Pendarovski ,kandidatja e opozites Gordana Silhanovska dhe disa kandidat të pavarur maqedonas.
Tetë marsi është afati i fundit për zyrtarizimin e kandidaturave për President të Maqeonisë së Veriut./RTKLIVE
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...