Në Beograd festohet 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

21:30 | 27 Shkurt 2024
E.G

Sot në kryeqytetin e Serbisë është festuar 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili tha se festa u organizua nga shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, shkruan Arbresh.info.

“Në Beograd, në Zyrën e Republikës së Kosovës, në manifestimin për nderë të 16 vjetorit të Pavarësisë, organizuar nga Ambasadori Jetish Jashari”, ka shkruar Kamberi.

Të pranishëm në festë ishin edhe Sonja Biserko, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe këshilltarja politike për Luginë, Ardita Sinani.

Sinani me anë të një postimi në Facebook tha se “njohja e realitetit nga kryeqendra e Serbisë për Republikën e Kosovës, do të jetë shans për demokratizimin e Serbisë”.

“Njohja e realitetit nga ana e Serbisë për Republikën e Kosovës dhe respektimi i parimit të reciprocitetit të të drejtave të pakicave në shtetet respektive, është garancë për paqe afatgjate të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Sinani./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme