Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se presidenti Joe Biden e ka përjashtuar dërgimin e trupave amerikane për të luftuar në Ukrainë, në përgjigje të presidentit francez Emmanuel Macron që tha se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë “nuk mund të përjashtohet “.
“Sigurisht, çdo vend është i lirë të flasë për interesin e vet, por përveçse presidenti e bëri të qartë se SHBA nuk do të dërgojë trupa për të luftuar në Ukrainë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka përjashtuar çdo trupë të NATO-s që të luftojë në Ukrainë”- tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në një konferencë për shtyp.
Ai gjithashtu i bëri thirrje Kongresit të miratojë fonde shtesë për ndihmën ndaj Ukrainës.
“Ne mendojmë se rruga drejt fitores për Ukrainën tani është në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara,” tha Miller./TCh
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua