Google ADS

KFOR: Bondsteel, shtylla kryesore e misionit në mbarë Kosovën

18:51 | 27 Shkurt 2024
E.G

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, kryesoi ceremoninë e ndërrimit të komandës së Komandës Rajonale të KFOR-it në Lindje, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kampin Bondsteel që ndodhet afër Ferizajt.

Dorëzimi i flamurit të NATO-s u bë mes komandantit në largim, kolonel Kenneth Ëalker dhe kolonelit Jason Baker, komandantit të ardhshëm, shkruan Arbresh.info.

Gjeneralmajor Ulutaş shprehu vlerësimin e tij për kolonelin Ëalker për shërbimet dhe udhëheqjen e tij të shkëlqyer.

“Integrimi, bashkëpunimi dhe koordinimi juaj i gjerë me të gjithë homologët tuaj në fushën tuaj të përgjegjësisë kanë qenë të paçmueshme për të mbështetur përpjekjet e gjera dhe të përditshme të KFOR-it drejt sigurisë së qëndrueshme”, tha ai.

Komandanti i KFOR-it i uroi kolonel Baker-it një mandat të suksesshëm, duke theksuar se ai është plotësisht i bindur në aftësinë e personelit të ri të SHBA-së që të vazhdojë ta bëjë Komandën Rajonale Lindje një shtyllë themelore të misionit të KFOR-it në mbarë Kosovën.

Në ceremoni morën pjesë autoritetet civile dhe ushtarake, duke përfshirë edhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme