Google ADS

Drejtori Rajonal i Policisë dhe Komandanti i Policisë së FSK-së flasin për situatën e sigurisë

17:07 | 27 Shkurt 2024
E.G

Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj u mbajt një takim zyrtar ndërmjet Drejtorit Rajonal të Policisë, Nënkolonelit Faton Pllana dhe Komandantit të Policisë së FSK së, Major Besnik Selimi.

Sipas njoftimit, Drejtori Rajonal i policisë, e njoftoi Komandantin e Policisë së FSK-së dhe stafin e tij për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi të jetë e qetë dhe për disa aktivitete që policia rajonale e Ferizajt i ka ndërmarrë në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve, përcjell Arbresh.info.

Po ashtu dy palët u dakorduan për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet policisë së PK-së dhe FSK-së, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rajon./Arbresh.info/

Të ngjashme