Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimet e zhvilluar sot në Bruksel me kryenegociatorin serb, Petar Petkovic dhe me Ahmet Ismailin, përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës të prira nga Guvernatori.
Lajçak në një postim në rrjetin social “X” ka shënuar se mirëpret përkushtimin e dy palëve për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për komunitetin serb nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shkruan Arbresh.info.
“Unë mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së. Takimi i sotëm i Dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë.” – ka shkruar Lajçak.
I welcome the commitment of the Parties to finding a sustainable solution for the communities affected by the recent CBK regulation. Today’s Dialogue meeting was an important first step, but many political questions remain unanswered. Additional meetings will be needed. pic.twitter.com/yhSXZsw8FP
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 27, 2024
Vlen të cekët, se shefi i ekipit negociator te Kosovës, Besnik Bislimi, nuk ka udhëtare fare drejt Brukselit për të marrë pjesë në këtë takim. /Arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...