U.D. Kryeprokurori i Shtetit ka mbajtur kolegjium me kryeprokurorët e të gjitha prokurorive në vend

15:47 | 27 Shkurt 2024
E.G

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin me kryeprokurorët dhe zëvendës kryeprokurorët e prokurorive të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe  John C. Hanley – Këshilltar Rezident Ligjor në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe  Etrur Maloku – Zyrtar i lartë ligjor ne OPDAT.

Sipas njoftimit, në këtë takim, u diskutua lidhur më praktikën e nxjerrjes së vendimeve nga ana e Prokurorisë së Apelit që kanë të bëjnë me hudhjet dhe pushimin e hetimeve, pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, shkruan Arbresh.info.

Një temë tjetër që u diskutua ishte edhe konfiskimi automatik i pasurisë, si dhe  çështjet që kanë të bëjnë më hetimet dhe zbatimin e masave të veçanta te hetimit.

Me ç’rast UD Kryeprokurori i Shtetit kërkoj zbatimin sa më profesional të dispozitave ligjore lidhur më këto çështje./Arbresh.info/

Të ngjashme