Google ADS

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për shpërdorim i pasurisë së huaj

15:32 | 27 Shkurt 2024
E.G

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.

Sipas njoftimit, e dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj , që është raportuar në polici në dhjetor të vitit 2023, shkruan Arbresh.info.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndër të tjera, policia u bën thirrje qytetarëve që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./Arbresh.info/

Të ngjashme