Protesta në Poloni/ Fermerët bëjnë thirrje kundër politikave të BE-së

15:20 | 27 Shkurt 2024
K.B

Mijëra fermerë polakë mbushën sot rrugët e Varshavës kundër politikave të Bashkimit Europian dhe importit të ushqimeve të lira nga Ukraina.

Protestuesit kanë bërë thirrje që qeveria polake të tërhiqet nga “Marrëveshja e Gjelbër” e Bashkimit Europian, një plan që ndër të tjera synon të luftojë ndryshimet klimatike duke reduktuar përdorimin e pesticideve.

Kryetari i Sindikatës së Organizatave Bujqësore, Slavodmir Izdebski, theksoi se bashkë me fermerët në kryeqytetin polak kanë ardhur edhe minatorët e sindikatës “80 Gushti”, shoferë kamionësh dhe punëtorë të tjerë të pakënaqur./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme