Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Frashër të Mitrovicës, është raportuar se janë pesë të lënduar.
Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia dhe autoambulanca, transmeton Arbresh.info.
Aksidentin për Arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku, i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë-Vushtrri, përkatësisht në fshatin Frashër. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti./Arbresh.info/
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2