Google ADS

Rama njofton se shkolla “Gjergj Katrioti” është gati: Do të ketë 700 nxënës

13:32 | 27 Shkurt 2024
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njofton se është rilindur një shkollë tjetër në Lezhë.

Shkolla “Gjergj Kastrioti”, është e ndërtuar me kushtet dhe me standardet më të larta sipas Ramës, dhe do të ketë 700 nxënës.

“Edhe një tjetër shkollë rilind në qytetin e Lezhës, shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” e ndërtuar me kushtet dhe standardet më të mira për 700 nxënësit dhe mësuesit e saj. Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin”, shkruan Rama në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme