Parandalohet një rast i kontrabandimit me mallra nga Serbia, konfiskohen rreth 90 palë mbathje sportive

12:43 | 27 Shkurt 2024
E.H

Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra nga Serbia.

Në njoftim thuhet se në rrugën Preshevë-Gjilan, është ndaluar një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një shtetas nga Serbia dhe gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se ishte e ngarkuar me rreth 90 palë mbathje sportive pa prejardhje (pa fatura), të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara si: NIKE, ADIDAS, AIR JORDAN etj.

“Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe është dërguar në Terminalin doganor të Dheut të Bardhë. Rasti është duke u trajtuar nga njësitë e Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Të ngjashme