Roma ka arritur të shënoj fitore me rezultat 3-2 ndaj Torinos në kuadër të xhiros së 26-të.
Një hattrick i Dybalas i dhuroi fitoren Romës, shkruan Arbresh.info.
Argjentinasi është duke vazhduar shkëlqimin këtë sezon me kryeqytetasin dhe ka rigjetur atë formën e tij që e pati tek Juventusi para disa sezoneve.
Me këta tre gola Dybala ka arritur në kuotën e 11 shënimeve këtë sezon ku ka edhe gjashtë asistime në Serie A, në 18 ndeshje të luajtura.
Ky është sezoni i dytë tek Roma i Dybalas, në sezonin e parë ai ka shënuar 19 gola në 40 ndeshje gjithsej.
30-vjeçari u transferua në Romë, pas një aventure tetë vjeçare në Juventus./Arbresh.info/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor