Ishte duke realizuar një kronike rreth ndërtimit të një objekti fetar, kanoset një gazetare në Klinë

09:17 | 27 Shkurt 2024
K.B

Një gazetare ka raportuar në polici së është kanosur në qytetin e Klinës, derisa ishte duke rezliuar një kronikë rreth ndërtimit të një objekti fetar.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:20.

Ndërsa i I dyshuari është intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Klinë e Mesme 26.02.2024 – 14:20. Viktima femër kosovare (gazetare) ka deklaruar në polici se derisa ka qenë duke e realizuar një kronikë rreth ndërtimit të një objekti fetar është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia./Arberesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme