Google ADS

Vjedh rreth 27 koshere të bletëve, arrestohet një person në Gjilan

08:39 | 27 Shkurt 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuar se një person ka vjedhur nga bletarë të ndryshëm rreth 27 koshere të bletëve në Gjilan.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, i kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë M48, një granatë dore, 28 fishekë, tri gëzhoja, 7 boca gazi për pistoletë dhe 4 detonatorë elektronik.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe nga ekipet për deminim të FSK-së dhe KFOR-it që e kanë tërhequr granatën e dorës dhe kanë shpërthyer detonatorët pa incidente.

Pas intervistimit, i dyshuari në prani të avokatit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gjilan 17-21.02.2024. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se ka vjedhur nga bletarë të ndryshëm rreth 27 koshere të bletëve. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë M48, një granatë dore, 28 fishekë, tri gëzhoja, 7 boca gazi për pistoletë dhe 4 detonatorë elektronik. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet për deminim të FSK-së dhe KFOR-it që e kanë tërhequr granatën e dorës dhe kanë shpërthyer detonatorët pa incidente. I dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme