Policia sekuestron mallra me vlerë rreth 20 mijë euro

21:12 | 26 Shkurt 2024
E.G

Policia e Kosovës ka sekuestruar mallra në vlerë rreth 20 mijë euro brenda një automjeti, nga  Njësia  e  TASK  FORC-ës -Lindje, e përberë nga Policia e Kosovës dhe Dogana  e Kosovës.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuara mallra të ndryshme pa prejardhje (pa fatura)  disa mallrat ishin të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara  si: NIKE, ADIDAS, LOUISVUITTON etj.

“Më datë 23.02.2024 ,pas pranimit të një informate se një automjet VW-T5 (furgon) i bardhë me targa vendore dyshohet se është i ngarkuar me mallra të kontrabanduar, ku në bashkëpunim me Stacionin për mbikëqyrje kufitare Hani Elezit është identifikuar automjeti i dyshuar, ku drejtuesi ishte larguar nga automjeti”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Nga njësitet e  lartcekura është tërhequr automjeti i dyshuar dhe është sjellë në stacionin policor në Kaçanik për identifikim dhe kontrollim pasi që ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme. Me datë 26.02.2024 është paraqitur  drejtuesi i automjetit të dyshuar me iniciale (A. G.) i moshës 41 vjeçar nga Ferizaj”.

Policia njofton se lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në Terminalin doganor për procedura të mëtejme ligjore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme