Google ADS

Ramosaj shpreh ngushëllime për 26-vjeçarin që u godit për vdekje nga vetura në Prishtinë

19:50 | 26 Shkurt 2024
E.G

Kryetari i Komunës Deçanit, Bashkim Ramosaj u ka shprehur ngushëllime familjes së 26 vjeçarit I cili vdiç sot si pasojë e goditjes së një veture.

Ramosaj njoftoi se bëhet fjalë për Shkumbin Hebibaj, nga fshati Baballoq i kësaj komune, shkruan Arbresh.info.

“Në këto momente të rënda për familjen Hebibaj, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen. Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje!”, shkroi Ramosaj.

Aksidenti me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet.

Lidhur me rastin, Prokuroria ka ndaluar për 48 orë shoferën e cila dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Ndalohet shoferja e cila dyshohet se aksidentoi për vdekje këmbësorin në Prishtinë

Të ngjashme