Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj u mbajt një takim zyrtar ndërmjet Drejtorit Rajonal të Policisë, Nënkolonelit Faton Pllana dhe Znj. Yolanda Edwards – Drejtor i Planeve dhe Operacioneve të Sigurisë në ASG për Ballkanin.
Gjatë këtij takimi Drejtori Rajonal i policisë, e njoftoi Znj.Yolanda Edwards dhe stafin e saj për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi të jetë e qetë dhe për disa aktivitete që policia rajonale i ka ndërmarrë me komunitetin, përcjell Arbresh.info.
Po ashtu dy palët u dakorduan për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet policisë dhe të KFOR-it amerikan me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rajon./Arbresh.info/
Rama flet në samitin e OKB-së: Shqipëria vend i vogël, por k...
Liga e Parë/ Rezultatet dhe tabela pas përfundimit të javës ...
Osmani në West Point: Ushtarët amerikanë, simbol i lirisë pë...
Shqiptarët e Luginës marshojnë nesër kundër diskriminimit
Haaland barazon rekordin e Cristiano Ronaldos
Ekspertët: Qëndrimet e shoqërive po ndryshojnë në favor të p...