Familja kosovare e hendbollit të hënën mori një lajm të rëndë. Në moshë të re ka ndërruar jetë ish-hendbollisti i dalluar i Vëllaznimit të Gjakovës, Argjend Dreshaj.
I ndjeri është përballur me një sëmundje të rëndë për disa vjet, përcjell Arbresh.info.
Dreshaj ishte i lindur në vitin 1989, ndërsa ishte pjesë e të gjitha grupmoshave të reja të Vëllaznimit të Gjakovës.
Ka luajtur me sukses për periudhë të gjatë edhe për ekipin senior, ndërsa është shquar për urtësinë dhe respektin ndaj të tjerëve. Në vitet e fundit i ndjeri Dreshaj ka jetuar jashtë vendit.
Në emër të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe të familjes kosovare të hendbollit, familjes së respektuar Dreshaj, klubit të hendbollit Vëllaznimi dhe gjithë komunitetit të hendbollit në Gjakovë ngushëllimet më të thella ia shpreh presidenti Eugen Saraçini./Arbresh.info/
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...