Shqipëria dhe Bullgaria do të kenë një linjë ajrore, që do të shërbejë për nxitjen më tej të turizmit dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Kjo u bërë e ditur nga kryetari i Parlamentit të Bullgarisë, Rossen Jeliazkov, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.
Gjatë konferencës për shtyp me homologen Lindita Nikolla, Jeliazkov ka shprehur mbështetjen e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe ka vlerësuar përparimet e vendit në rrugën e përmbushjes së reformave dhe detyrimeve për integrimin.
Jeliazkov vlerësoi edhe dialogun politik mes dy vendeve, duke e cilësuar si “në nivelet më të larta”, ndërsa shtoi se i ka bërë ftesë homologes Nikolla për të vizituar Sofjen.
“Patëm një dialog konstruktiv ku nënvizuam marrëdhëniet tona edhe në kontekstin e procesit të integrimit në BE edhe në kontekstin e sfidave që kemi para për ruajtjen e rendit ndërkombëtar. Folëm edhe për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mes dy vendeve tona nuk ka çështje të hapur dhe dialogu politik është në nivelin më të lartë. Ftova homologen Lindita Nikolla të vizitojë Sofjen, ftesë që u pranua kryeparlamentarja”, tha ai.
“Shqipëria ka përkrahjen e palëkundur të Bulgarisë për integrimin dhe sipas nesh përparimi i saj është më i madh në lidhje me përmbushjen e detyrave. Shqipëria është kampione në rajon për sa i përket përmbushjes së detyrimeve për integrimin dhe përbush të gjitha detyrimet e politikës së jashtme dhe ka një pozicion të palëkundur ndaj luftës në Ukrainë dhe nismat rajonale. Folëm edhe për mundësitë për nxitjen e investimeve dhe mundësitë që do të na jap korridori 8 dhe intensifikimin e marrëdhënieve”, theksoi Jeliazkov.
Në kuadrin e një viti do te kemi një linjë të rregull ajrore në bazë të modelit të qëndrueshëm të biznesit dhe kjo do të hap një potencial tjetër për zhvillimin e turizmit dhe do të inkurajojë mundësitë e tjera që nuk janë përdorur deri më tani për shkëmbim mallrash”, tha Jeliazkov. /rtsh.al/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...