Komisionit Hetimor Parlamentar mbajti mbledhjen e sajë të radhës në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.
Në këtë komision deputetët diskutuan rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit.
Deputeti i PDK-së, Rashiq Qalaj,tha se partia e tij ka dërguar pyetje në Prokurori speciale për të nxjerrë në pah dyshimet rreth keqpërdorimit me rezervat, “kjo ka qenë pyetja që kemi adresua”.
Kurse Driton Hyseni, nga VV tha se duhet më shumë kohë të dihet se çfarë pyetje është dërgua.
“Na duhet më shumë kohë së çfarë pyetje keni dërgua. Ju keni pyetur për me nxjerrë ne pah keqpërdorimet në lidhje me rezervat, kjo për mua përbën një paragjykim”, tha Hyseni.
Rashit Qalaj, kryetar i këtij komisioni, nga radhët e PDK-së, tha se pyetja është shumë e qartë.
“Kemi pyetur rreth dyshimit për keqpërdorim. Ne duhet ta bëjmë një dokument se nuk kemi kohë. Nëse kontestojmë çdo shkronje, atëherë kjo po bie që po doni me shty procesin”, tha Qelaj.
Hyseni tha se nuk është marr një përgjigje nga ajo çfarë është diskutuar dhe ësht dakorduar dhe , sipas tij, ky është problemi.
Doarsa Kica- Xhelili, nga LDK tha se më 12 shkurt janë dakorduar t’i drejtohen prokurorisë se çfarë do të kihet kujdes.
“Ju jeni duke e tjerrë këtë për me zvarrit këtë proces. Çdo insistim për të ndryshuar pyetja, është tentim me zvarrit procesin e hetimit”, tha Kica-Xhelili.
Salih Zyba, nga radhët e VV-së tha se nuk është i informuar për pyetjen. “Të premten na ka arritur përgjigjja e sot pyetja. Ne jemi dakorduar në mbledhjen e kaluar për shkresë”, tha Zyba.
Kurse Doarsa Kica- Xhelili, nga LDK, tha se partia në pushtet po humbë kohë. “Jeni tu na humb kohë, hiq nuk po ju besoj se keni qilimin fisnik në këtë proces. Çka noteri qenka mangu? Jeni tu na fy inteligjencën. Po bëhen 6 muaj e ju nuk jeni gjendje me na tregu se çfarë nuk është në rregull”, shtoi Kica-Xhelili.
Por Zyba, tha se, pyetja ka shkua pa u dakordu këtu e pa e aprovua. “Ne vetëm jemi pajtuar që të dërgojmë një shkresë. Kjo vec pyetje nuk është, se as pikëpyetje nuk ka”, tha Zyba.
Edhe Pal Lekaj, nga AAK-ja tha se janë dakordua për dërgimin e pyetjeve te kryeprokurori.
“Unë kam qenë kundër me dërgua për kompetencat se e kam ditur ne kompetencat në prokurori se e kam ditur kompetencat e këtij komisioni. Çdo humbje kohe po shkojmë ka përfundimi, mendoj që nuk mund të ja dalim të shkojmë ka e vërteta. Jemi këtu për të marR pyetje me baze të dokumentacionit, pastaj dëshmitarët që janë involvuar”, ka thënë Lekaj.
Doarsa Kica-Xhelili, nga radhët e LDK-së tha se dëshiron të besoj se partia në pushtet ka interesim me e zbardhë të vërtetën. “Nëse keni vullnetin e mirë atëherë nuk duhet të kapni në pikëpyetje. Nëse doni me zgjeru afatin e komisionit, jeni mazhurancë. Po diskutimi rreth pyetjes është veç me bë filma”, theksoi Kica-Xhelili.
Zyba tha se “nuk do duhej të adresohen të prokuroria e jo të Blerim Isufaj, është keqadresuar të personi që nuk është kompetent. Ne nuk mund të bëjmë hetim paralel”.
Kurse, Halil Thaçi, nga VV-ja, shtoi se kjo, nga partitë opozitare, po bëhet me tendencë, “Është e qëllimshme mos dërgesa me kohë e pyetjes“, tha Thaçi./rtk
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën