Google ADS

Vdes një person në qendër të paraburgimit në Prishtinë

10:53 | 26 Shkurt 2024
E.H

Një i burgosur ka ndërruar jetë sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës i cili ka theksuar se vdekjen e V.M e ka konstatuar ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit, përcjell Arbresh.info.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M. Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se i burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së).

“Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme