Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen tri Komisione parlamentare.
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla do të mblidhet nga ora 10:00, shkruan Arbresh.info.
Në rend të ditës janë katër pika për tu shqyrtuar.
Nga ora 11:00, do të mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku para deputetëve do të raporton Gjenerallejtnant Bashkim Jashari për raportin vjetor të punës për vitin 2023.
Ndërsa, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione dhe Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do të mblidhet nga ora 13:00.
Në rend të ditës është vetëm një pikë ku do të diskutohet për vdekjen e katër-vjeçares nga Gjakovë, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia./Arbresh.info
Ana Lika dhe Bjordi Mezini po bëhen prindër, zbulojnë gjinin...
OKB-ja miraton paktin për “një të ardhme më të ndritur” për ...
Ermal Krasniqi realizon gol
Luiz Ejlli shumë shpejtë më projekt të ri
Si të lani karriget e kopshtit: Nëse janë të bardha, ato do ...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë, dridhjet janë ndjerë edhe në...