Google ADS

Muçi: Duhet të kontribuoj në sulm duke shënuar gola, është detyra ime

21:54 | 25 Shkurt 2024
D.H

Ernest Muçi ishte njeriu i ndeshjes në sfidën që Besiktasi e fitoi ndaj Istanbulsporit ne rezultat 2-0.

Futbollisti i kombëtares shqiptare realizoi një gol të bukur në minutën e 54-të, shkruan Arbresh.info.

Ky ishte edhe goli i lojtarit shqiptar me fanellën e Besiktasit.

Pas ndeshjes Muçi foli për kanalin zyrtare të klubit ku theksoi se duhet të vazhdojnë të luajnë me përqëndrim dhe në ndeshjet e tjera të mbetura.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Bëmë atë që duhej të bënim. Duhet të luajmë me të njëjtin përqendrim në ndeshjet e mbetura, si sot”, tha fillimisht ai.

Tutje ai tha se është shumë e mirë për t’a që nuk pësuan gol pëeveç se shënuan dy tjerë.

“Shënuam dy gola dhe nuk pësuam, kjo është një gjë shumë e mirë për ne”, vazhdoi Muçi.

Teksa për fund pati disa fjalë edhe për golin e tij.

Duhet të kontribuoj në sulm duke shënuar gola, është detyra ime. Përtej golit, rëndësi ka që skuadra të jetë e suksesshme”, theksoi lojtari i kombëtares shqiptare.

Muçi tek Besiktasi u transferua në ditën e fundit të merkatos së janarit nga skuadra polake e Legias./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme