Google ADS

KPK nesër mban takim

19:42 | 25 Shkurt 2024
E.G

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) nesër do të mbajë takimin e 243-të me radhë.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në objektin e Prokurorisë Speciale nga ora 10:00, shkruan Arbresh.info.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në Takimin e 243-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës, i cili do të mbahet nesër, e hënë, më 26 shkurt 2024, nga ora 10:00, në Sallën e Takimeve, Kati VI, objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Ndërkaq, nuk është bërë i ditur rendi i ditës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme