Drita me fitore ndaj Dukagjinit, rikthehet fuqishëm në garë për titull

15:24 | 25 Shkurt 2024
D.H

Drita ka arritur të shënoj një fitore të madhe në Gjilan në përballjen e xhiros së 22-të ndaj Dukagjinit, me rezultat 2-0.

Fitorja e “Intelektualëve” erdhi falë dy golave në pjesën e dytë, shkruan Arbresh.info.

Raddy Ovouka fillimisht në minutën e 56-të i dhuroi epërsinë fillestare Dritës.

Kurse Samson Obioha në u përkujdes për të dyfishuar rezultatin për gjilanasit.

Deri në fund gola më nuk pati dhe Drita arriti fitoren e 13-të këtë sezon në Superligë.

Pas 22 xhirove Drita renditet e treta në tabelë me 43 pikë, një më pak se Llapi që është i dyti dhe dy më pak se lideri Ballkani.

Ndërsa Dukagjini është i gjashti me 30 pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme