Llapi është ndalur me barazim 0-0, nga skuadra e Prishtinës në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në Futboll.
Mysafirët patën disa mundësi në pjesën e parë por pa arritur të konkretizonin, shkruan Arbresh.info.
Teksa pjesa e dytë u karakterizua me pak raste shënimi.
Fillimisht Prishtina pati mundësi të mirë në minutën e 61-të, mirëpo portieri Avdyli ishte në vend.
Kurse Llapi dy minuta para fundit humbi një mundësi të artë për të shënuar fitore.
Pas këtij barazimi Llapi mbetet i dyti me 44 pikë kurse lider është Ballkani me 45 pikë.
Aty afër është edhe Drita e cila pas fitores me Dukagjinin arriti në kuotën e 43 pikëve dhe ndodhet në pozitën e tretë.
Kurse Prishtina është e pesta me 31 pikë./Arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës