Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka vlerësuar se është stabilizuar gjendja në komunën e Zveçanit.
Përmes një komunikate për media, KFOR theksoi se si rezultat i kësaj njësitë nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale të misionit të KFOR-it nuk do të jenë më të pranishme në ndërtesën e komunës.
“Në vend të kësaj, ata do të qëndrojnë në zonë dhe do të kryejnë patrullime të rregullta për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunën e Zveçanit”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.
Ky mision i NATO-s tutje ka theksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, theksohet tutje në deklaratë./Arbresh.info
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë