Google ADS

Djali i dëshmorit diplomon për oficer në ShBA

11:59 | 25 Shkurt 2024
E.H

Drin Merturi ka diplomuar në Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke treguar rezultate të larta në shkollim, dhe duke përfaqësuar Kosovën dhe FSK-në, në mesin e shumë vendeve nga mbarë bota.

Në njoftimin e FSK-së theksohet se trajnimi IBOLC i mbajtur në bazen ushtarake “Fort Moore” në Geogria, të ShBA-së, është trajnim bazik për oficer të kembsoris i cili zgjat 20 javë, përcjell Arbresh.info.

“Gjatë kësaj kohe oficerët testohen në detyra individuale si navigim,, qitje, përgaditje fizike dhe në detyra profesionale dhe ekipore si: udheheqja e togut në misione ushtarake”, thuhet në njoftim.

Forca e Sigurisë së Kosovës po rrit numrin e oficerëve të shkolluar nga partnerët strategjik me standardet më të larta të vendeve të NATO-s, me qëllim ndërveprueshmërin me partnerët.

Drin Merturi, është djali i dëshmorit Ilir Merturi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme