Chelsea ka mundësinë që të fitojë trofeun e parë nën urdhrat e Mauricio Pochettinos kur ata do të përballen sot (e diel) ndaj Liverpoolit në Wembley, por shpërblimet financiare do të ishin jashtëzakonisht të vogla.
Lojtarët e Chelseat do të ndajnë një bonus prej 500 mijë eurosh mes vete në rast se dalin fitues të ‘Carabao Cup’, shumë kjo jashtëzakonisht e vogël në krahasim me atë që fituan lojtarët e Manchester United sezonin e kaluar.
Sidoqoftë, Daily Mail ka raportuar se çdo shpërblim do të jetë kryesisht simbolik, pasi bonuset financiare në dispozicion për lojtarët e Chelseat nëse fitojnë janë të pakta, në krahasim me pagat e tyre të larta.
Është lënë të kuptohet se ekipi i Chelseat do të ndajë një bonus prej 500 mijë eurosh mes vete nëse arrijnë të mposhtin të besuarit e Jurgen Klopp në ‘Wembley’.
Kjo do të thotë se secili lojtar do të përfitoj rreth 20 mijë euro që është ekuivalente me atë që paguhen shumica e lojtarëve brenda një dite.
Teksa 20 mijë euro për dy orë punë nuk mund të jetë një shumë e madhe, është relativisht mjaft e vogël në krahasim me bonusin që United i dha lojtarëve të tyre kur triumfuan sezonin e kaluar.
Të besuarit e Ten Hag morën secili një bonus në vlerë prej 1.6 milionë eurosh pasi mposhtën në finale Newcastle United me rezultat 2-0./Telegrafi/
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...