Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin në Jarinjë

10:22 | 25 Shkurt 2024
E.H

Një person është arrestuar në vijën kufitare në Jarinjë pasi me veturë ka kaluar kundërligjshëm kufirin nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Jarinje, 24.02.2024-13:20. Derisa policia ka qenë në vëzhgim në vijën kufitare kanë vërejtur një veturë me targa të Serbisë të cilën e kanë ndaluar, gjatë kontrollimit të dokumentacionit të vozitësit është kuptuar se i njëjti ka kaluar kundërligjshëm kufirin duke hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës. Pas intervistimit i dyshuari mashkull/k, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme