47 aksidente brenda 24 orëve, Policia e Kosovës shqipton mbi 1 mijë e 600 tiketa trafiku

10:18 | 25 Shkurt 2024
E.H

Brenda 24 orëve të fundit në vend, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 672 tiketa për shkelësit e trafikut.

Brenda periudhës së njëjtë kohore, kanë ndodhur 47 aksidente trafiku, prej tyre 19 aksidente janë me të lënduar ndërsa 28 me dëme materiale.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se janë arrestuar 16 persona, 12 janë dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme