Google ADS

Disa persona të armatosur tentojnë të grabisin një shtëpi në Rahovec

09:16 | 25 Shkurt 2024
E.H

Disa persona të panjohur të armatosur kanë tentuar të kryejnë grabitje në një shtëpi në Rahovec, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur, shkruan Arbresh.info.

Rasti është nën hetime.

“Rahovec, 24.02.2024, 23:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur të armatosur në një shtëpi banimi kanë tentuar të kryejnë grabitjen e armatosur dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme