Gjendet një mjetë shpërthyes në Malishevë, FSK e asgjëson

08:59 | 25 Shkurt 2024
E.H

Një person ka hasur në një mjet shpërthyes derisa ishte duke e pastruar një fushë-arë në fshatin Lladroviq të Malishevës, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, njësia e FSK-së kanë asgjësuar mjetin e dyshuar garantë dore në mënyrë të kontrolluar.

“Lladroviq, Malishevë 24.02.2024-16:15. Ankuesi kosovar ka raportuar se, derisa ishte duke pastruar një fushë-arë, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë asgjësuar mjetin e dyshuar-granatë dore në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme