Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, tek vendi i quajtur “Fusha e Pajtimit” ka ndaluar shoferin E.K në Kaçanik me shpejtësi 105 km/h në zonë 40 km/h.
Policia ka shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në vlerë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe heqje të patent shoferit.
Komunikata e plotë:
Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Kaçanik
Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, me datën 24.02.2024 në ora 17:40 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, tek vendi i quajtur ” Fusha e Pajtimit” ka ndaluar shoferin E.K (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 105 km/h.
Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit./Arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%