Përfshihet nga zjarri një banesë në Skenderaj, arrestohet një person

14:15 | 24 Shkurt 2024
K.B

Një banesë është përfshirë nga zjarri në Skenderaj.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person.

Zahiti tha se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

“Rreth orës 03:00 është pranuar informatë për një incident zjarri i ndodhur në një banesë në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin një person është arrestuar dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha ai.

Të ngjashme