Google ADS

Dy vjet nga agresioni rus në Ukrainë, Osmani: E dimë se si është të paguash çmimin më të lartë për lirinë

12:26 | 24 Shkurt 2024
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në dyvjetorin e fillimit të agresionit rus në Ukrainë, ka thënë se qëndrojnë me Ukrainën sepse e dimë se si është të paguash çmimin më të lartë për liri.

Osmani ka thënë se e dinë dhimbjen e humbjes së fëmijëve të pafajshëm, të dhunës seksuale gjatë luftës; e varreve masive me eshtrat e njerëzve tanë të dashur.

“Ne qëndrojmë me Ukrainën sepse e dimë se si është të paguash çmimin më të lartë për lirinë. Ne e dimë dhimbjen e humbjes së fëmijëve të pafajshëm; të dhunës seksuale gjatë luftës; e varreve masive me eshtrat e njerëzve tanë të dashur. Por liria fitoi dhe do të mbizotërojë përsëri! Slava Ukraina!”, ka shkruar Osmani në platformën “X”./Arbresh.info/

Të ngjashme