Google ADS

Policia parandalon një rast të kontrabandimit të mallrave në Viti

09:17 | 24 Shkurt 2024
K.B

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në fshatin Smirë-Viti.

Siç thuhet në njoftimin nga policia, si fillim ishte identifikuar dhe më pas ndaluar automjetin pa targa. Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga i dyshuari A. S., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), është vërejtur se kishte të ngarkuar cigare pa banderolla të Kosovës.

“Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka hasur të ngarkuar cigare të llojit ‘Monus Slims ‘: 58 paketime të mëdha me gjithsej 29 000 pako cigare. Malli dyshohet të jetë i prodhuar në Serbi dhe vlera e tregut është rreth 60.000 euro”, thuhet në njoftim.

I dyshuari së bashku me automjetin dhe mallin e kontrabanduar është dërguar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër për procedim të mëtutjeshëm të rastit. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent i dyshuari ndalohet për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë./Arbresh.info/

Të ngjashme