Joselu është lojtari i radhës që është lënduar te skuadra e Real Madridit.
Klubi madrilien ka njoftuar se sulmuesi spanjoll ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë.
Ky është dëmtimi i 32-të i sezonit për Real Madridin, teksa sulmuesi spanjoll do t’i mungojë fushave të blerta deri në tre javë.
Joselu ka zhvilluar 35 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, duke shënuar 13 gola dhe duke asistuar katër të tjerë.
Përndryshe, Real Madridi renditet në pozitën e parë me 62 pikë të grumbulluara pas 25 xhirove./kk
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën