Google ADS

Maqedonci takon delegacionin e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së: Zhvilluam konsultime bilaterale

18:19 | 23 Shkurt 2024
K.B

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim delegacionin nga Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Maqedonci tha se në takim u dakorduan për rrugën përpara me përkushtimin e përbashkët për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit që do të kulmojë me arritjen e kapaciteteve të plota drejt një force profesionale.

“Së bashku me Gjenerallejtënant Jasharin si dhe zyrtarë dhe oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së pritëm delegacionin nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA-ve me të cilët zhvilluam konsultimet bilaterale të mbrojtjes”, ka shkruar Maqedonci.

Ai tha se së bashku janë dakorduar për rrugën përpara me përkushtimin e përbashkët për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit

“Së bashku u dakorduam për rrugën përpara me përkushtimin e përbashkët për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit që do të kulmojë me arritjen e kapaciteteve të plota drejt një force profesionale, multi-etnike, të ndërveprueshme me NATO-n dhe të gatshme për të zhvilluar misionin e mbrojtjes së territorit”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme