Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u takua me Ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.
Gjatë takimit, Murati përmendi mundësinë për lidhjen e një marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë që do të hapte mundësitë për investime në Kosovë. Ndër të tjera, u diskutuan disa nga sektorët në të cilët ka potencial që të thellohet bashkëpunimi në mes dy vendeve, siç janë, infrastruktura, bujqësia, si dhe turizmi.
Përgjatë takimit, Ministri theksoi përparësitë e të investuarit në Kosovë, duke theksuar nivelin e ulët të borxhit publik dhe nivelin e tatimit në të ardhurat e koorporatave, fakte këto që e bëjnë Kosovën një vend të sigurt dhe tërheqës për investime të huaja.
Gjithashtu, në takim, Murati shprehi nevojën për bashkëpunim ndër-biznesor në mes bizneseve të Kosovës dhe atyre të Katarit, duke e parë këtë bashkëpunim si një mundësi për shkëmbim të njohurive dhe lehtësim të ndërveprimit ndërmjet tyre, gjë që do të lehtësohej përmes lirisë së lëvizjes ndërmjet dy vendeve.
Nga ana e tij, Ambasadori Al Dosari ftoi Ministrini për vizitë në Katar, në mënyrë që të konkretizohet bashkëpunimi aktual, por edhe të hapen mundësi të reja për investime përmes takimeve të përbashkëta me përfaqësues të sektorit privat si dhe përfaqësues të autoriteteve investuese të shtetit të Katarit.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin e tyre, duke u fokusuar tek përparësitë e të investuarit në Kosovë./Arbresh.info/
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...