Një ditë më parë ishin vetëm 4 kandidatë, ndërsa tani janë bërë 9 për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
I pari e shpalli kandidaturën mjeku Velo Makrovski, i cili do të mbledhë nënshkrime si kandidat i pavarur, përcjell Arbresh.info.
Më pas, kandidaturën e tij, si kandidat jo vetëm i Aleancës për Shqiptarët por i opozitës së bashkuar shqiptare, në koalicionin “VLEN”, edhe mjeku Arben Taravari, ndonëse për të, sfidat janë jo pak, për shkak të përplasjeve brenda partive dhe çështjes për kryesimin e Aleancës, që tashmë ka përfunduar në Gjykatën e Tetovës.
Biljana Vankovska, profesoresha universitare e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shkencave politike, do të jetë kandidate zyrtare e së majtës.
Një ditë më parë, Ali Ahmeti njoftoi se nga radhët e BDI, kandidati më i mirë për t’i propozuar jo vetëm shqiptarëve por edhe maqedonasve, është Bujar Osmani, mjeku i famshëm por njëkohësisht ministër i punëve të jashtme dhe ish zv/kryeministër në qeverinë e Kovaçevskit. /Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...