Bashkëshorti i Shkurte Fejzës u godit nga një veturë, policia jep detaje

13:53 | 23 Shkurt 2024
R J

Bashkëshorti i këngëtares së njohur Shkurte Fejza, Hajrush Behluli  është goditur sot nga një veturë në Prizren.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth ora 10:50 në rrugën “Adem Jashari”.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi,  aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën, raporton Arbresh.info.

Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet”, bënë të ditur  Bytyqi.

Sipas tij, viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt./Arbresh.info/

LEXO EDHE

Goditet me veturë burri i Shkurte Fejzës

Të ngjashme