Google ADS

Arrestohet një person që kërkohej me 14 urdhëresa të gjykatës

12:54 | 23 Shkurt 2024
KRG

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi që kërkohej me 14 urdhëresa nga gjykata.

27-vjeçari i arrestuar nga 14 urdhëresat, 6 prej tyre ishin urdhëresa me burgim (6 vite e tre muaj burgim),  për veprat vjedhje e rëndë, kanosje e lëndim trupor, transmeton Arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës me anë të një komunikate, ku poashtu bëri të ditur se personi në fjalë është dërguar në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 00:20, nga njësite të stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të Gjykatës.

Ndaj personit të dyshuar:

V.M, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive 14 urdhëresa, prej tyre 6 urdhëresa me burgim, (6 vite e tre muaj burgim),  për veprat vjedhje e rëndë, kanosje e lëndim trupor.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore,  personi është dërguar në vuajtje të dënimit.

/Arbresh.info/

Të ngjashme