Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me fitore raundin e parë parakualifikues për Kupën e Botës 2027. Të përzgjedhurit e Rami Hadar triumfuan mbrëmë ndaj Irlandës, në ndeshjen e parë të kësaj faze.
Përballja e luajtur në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë përfundoi me rezultatin 83:76. Nga afër lojën e përcolli edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili doli me një postim Facebook në përkrahje të tyre.
“Dardanët i dalin zot Kosovës! Në palestrën e mbushur përplot të Pallatit të Rinisë dhe Sportit, në çerekun e fundit të lojës të gjithë ishim në këmbë në kërkim të fitores. 83 me 76 ishte rezultati fitues i basketbollistëve tanë ndaj Irlandës. Këtë të diel, e luajmë ndeshjen e radhës si mysafir kundër Azerbajxhanit. Duke besuar në sukses, vazhdojmë me hapa të sigurt në rrugëtimin tonë për parakualifikimet e Kupës së Botës”, shkroi Kurti.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...