Këto janë ngjarjet e ditës:
09:30
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) prezantojnë Barometrin e Reformave Evropiane. (Hotel “Swiss Diamond”)
10:00
Mbahet konferenca rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”. Fjalë hyrëse do të mbajnë presidentja Vjosa Osmani; kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca etj. (Kuvendi i Kosovës, salla 506)
10:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, vazhdon dëgjimin mbikëqyrës të Komisionit të Pavarur për Media. (Kuvendi i Kosovës, C203)
10:00
Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës organizon ceremoninë e inaugurimi të Laboratorit “STEAM në Edukim”. Marrin pjesë rektori i UP-së, Qerim Qerimi dhe dekani i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi. (Fakulteti i Edukimit, kati 3)
10:30
Në kuadër të konferencës “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325”, një fjalim e mban Etilda Gjonaj, raportuese e Përgjithshme në Këshillin e Evropës për Dhunën ndaj Grave, deputete e Kuvendit të Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, 506)
10:40
Në kuadër të konferencës “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325”, mbahet diskutim në panel: “Roli i parlamentit dhe agjenda GPS”, moderuar nga Fatmire Kollçaku, anëtare e Grupit të Grave Deputete. (Kuvendi i Kosovës, 506)
11:00
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe përfaqësues të Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur më realizimin e të hyrave për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, N303)
12:25
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mban një fjalim në kuadër të konferencës “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325”. (Kuvendi i Kosovës, 506)
12:35
Në kuadër të konferencës “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325”, mbahet diskutim në panel “Sfidat dhe zbatimi i Rezolutës 1325 me fokus te dhuna mbi bazë gjinore”, moderuar nga Albana Bytyqi, anëtare e Grupit të Grave. (Kuvendi i Kosovës, 506)
15:15
Në kuadër të konferencës “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325”, prezantohet hulumtimi për GPS në rajon dhe Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, 506)
16:30
Në kuadër të konferencës “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325”, mbahet diskutimi në panel “Bashkëjetesa dhe toleranca”, moderuar nga Valentina Bunjaku, anëtare e Bordit të Grupit të Grave Deputete. (Kuvendi i Kosovës, 506)
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...