Përdoruesit e kufjeve pa tela Apple janë shprehur gjithnjë e më të zhgënjyer teksa një prej Airpod-eve gjithnjë humbet karikimin përpara tjetrës.
Megjithëse shumë kanë preferuar komoditetin e heqjes së bezdisjes nga telat gjatë degjimit të aparatit të tyre, të paktën kufjet e zakonshme nuk vdisnin kaq papritur, shkruan rrjeti ‘Unilad’.
Disa mund të mendojnë se jetojmë në të ardhmen dhe se çdo gjë është zgjidhur ‘për të mirën tonë’ nga teknologjia, kur duket se ky realitet i përket vetëm reklamave të kompanive, prandaj përdoruesit e Apple tashmë kërkojnë përgjigje.
Por në një video të rubrikave ‘Apple Explained’ shpjegohet përse mund të ndodhë kjo dhe si mund ta ndalojmë.
Arsyeja më e zakonshme është statusi pabarabartë i baterisë që vjen nga çeshtje kontakti në kutinë e karikimit.
“Kur i vendosin AirPod-ët në kuti, ato mund të mos bëjnë kontakt të plotë me kunjat e karikimit”, shpjegohet në video.
Kjo mund të bëjë që bateria e AirPod të tkurret në vend që të karikohet, por për fat të mirë ka një zgjidhje.
Me një shkop pambuku pastroni pjesën e brendshme të kutisë rreth kunjave të karikimit, edhe nëse nuk ka papastërti të dukshme, si dhe vetë kufjen AirPod.
Një tjetër arsye mund të jenë mënyrat e ndryshme sesi funksionet prekin baterinë e AirPod-eve, or në varësi të kufjes që përdorni, një prej të dyjave përdoret dhe si mikrofon, kurse tjetra për “kontrollin e zhurmës”.
Mënyrën e përdorimit të tyre mund ta ndryshoni në ‘iPhone settings.’
Pra zgjidhja më e mirë është të mundohemi t’i përdorim të dyja kufjet Airpods në masë të barabaratë, në mënyrë që bateria e njërës të mos ‘vdesë’ papritur para tjetres.
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...